Historia e ‘dashurisë’ mes Bernardo Silvës dhe Manchester Cityt pritet të marrë fund në verë. Orën e fundit, raportohet nga mediat angleze, se Real Madrid e ka kthyer portugezin në një objektiv serioz.
“Los Blancos” ka vendosur që të paguajë klauzolën e lirimit dhe të bindë portugezin që të bëhet madrilen. Mesfushori i “Qytetarëve” ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh dhe me shumë gjasa, Florentino Perez do ta paguajë këtë shumë për të përforcuar mesfushën.
Megjithatë, Real Madrid duhet të ketë kujdes edhe nga interesimi i skuadrave të tjera. Edhe Barcelona, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Arsenal janë në garë për shërbimet e Bernardo Silvës, teksa pritet se çfarë do të vendosë lojtari.