Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kupa e Botës 2026 “mbrapa dere”, legjenda gjermane thirrje Manuel Neuer: Duhet të rikthehesh në Kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Botës 2026 “mbrapa dere”, legjenda gjermane thirrje
Matthias Sammer - Manuel Neuer

Matthias Sammer që është edhe fituesi i fundit gjerman i “Topit të Artë” ka folur për Manuel Neuer. Gjermani ka theksuar se gardiani i portës duhet të rikthehet në Kombëtare për ndeshjet e Kupës së Botës 2026.

“Manuel është një portier i klasit botëror me karizëm të jashtëzakonshëm. Përveç kësaj, ai ka një karakter të klasit botëror.

Manuel është aq i mirë sa duhet ta kesh në ekip. Nuk shoh një skenar ku ai nuk do të ishte i dobishëm për ekipin. Por ai vetë duhet ta dëshirojë këtë”, theksoi Sammer.

Siç dihet 39-vjeçari është tërhequr nga Kombëtarja pas Euro 2024 dhe disa herë ka theksuar se nuk do të rikthehej, pavarësisht zërave. Ndërkohë nga krahu tjetër Marc-Andre ter Stegen që ishte edhe zëvendësuesi i tij ka munduar disa muaj për shkak të një operacioni në shpinë dhe në këto kushte tifozët “shpresonin” te Neuer.

Vlen të theksohet se në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 si titullarë ka luajtur Oliver Boumann i Hoffenheimit.

Poll

Lexo gjithashtu