
Giorgio Armani
Giorgio Armani, ka ndërruar jetë këtë të enjte. Stilisti pionier i modës, i cili përgjatë gjithë jetës së tij arriti të shënonte me gërma të arta emrin e tij në këtë industri, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare.
Përveçse njihej në mbarë globin si një ndër stilistët më të shkëlqyer në botë, Giorgio Armani gjithashtu kontribuoi në klubin e basketbollit, Olimpia Milano nga viti 2008 deri në ditën e sotme.
I ndjeri u bë pronari i Olimpia Milanos më 4 gusht 2008, duke e çuar atë përsëri drejt suksesit. Nën drejtimin e tij, Olimpia ngriti 15 trofe: 6 tituj kampion, 4 Kupa të Italisë dhe 5 Superkupa të Italisë.
Poll