Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

3 pikët detyrim, Kolumbia synon "fronin" e Argjentinës në Bolivi

Shkruar nga NEWSPORT
3 pikët detyrim, Kolumbia synon "fronin" e Argjentinës
Kolumbia

Kolumbia luan sot në mbrëmje ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikueset e kontinentit amerikano-jugor. Ata përballen me Bolivin në La Paz në orën 22:00.

Kjo është një nga transfertat më të vështira për ndonjë kombëtare në Conmebol për shkak të lokacionit gjeografik të shtetit bolivian. Kryeqyteti ku ndodhet stadiumi nacional ndodhet 6000 e ca metra mbi nivelin e detit. Kjo e bën të sikletshme frymëmarrjen për çdo lojtar.

Herën e fundit Bolivia përfitoi nga ky avantazh i terrenit dhe mundi Venezuelën në mënyrë befasuese 4-0.

Kolumbia nuk do të dojë t’a pësojë humbjen, e cila mbi të gjitha do të prishte ecurinë fantastike të kolumbianëve që nga Kupa e Amerikës.

Përfaqësuesja e udhëhequr nga ish-ylli i Realit, James Rodriguez ndodhet në vend të dytë në grupin e vetëm kualifikues prej 10 kombesh. Në vend të parë kemi Argjentinën, ndaj së cilës numërohet humbja e vetme e “Los Cafeteros” në këtë dritare kualifikuesesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga