Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Koeman e përjashtoi nga kombëtarja, reagon Steven Bergwijn; S'dua të stërvitem nga një trajner si ju, pse s’më telefonove për të dëgjuar historinë time?

Shkruar nga NEWSPORT
Koeman e përjashtoi nga kombëtarja, reagon Steven Bergwijn; S'dua
Ronald Koeman - Steven Bergwijn

Steven Bergwijn pak ditë më parë u transferua te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Një kalim i tillë nuk i pëlqeu aspak Ronald Koeman, i cili i “mbylli derën” e kombëtares holandezit, pasi theksoi se nuk ka asnjë lloj perspective për të ardhmen.

Nuk ka vonuar përgjigja e futbollistit, i cili për “The Telegraaf” ka theksuar se nuk dëshiron më të luaj më një trajner të tillë, i cili nuk e di arsyen e kalimit në Arabi. Bergëijn ka nënvizuar gjithashtu se përveç anës financiare është mjaft i emocionuar që do të luajë me lojtarë si Benzema, Fabinho apo Kante.

“Unë as nuk dua të luaj më për këtë trajner. Nuk do të luaj për dikë që më portretizon si ai në media. Ai mund të më telefononte, të dëgjonte anën time të histories.

Si mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua?

Sigurisht që do të përmirësoj gjendjen financiare, nuk do të gënjej. Por, nga ana sportive është gjithashtu interesante.

Do të luaj me Benzema, Kante, Fabinho, Diaby, Pereira. Jam i emocionuar që do të bëhem bashkëlojtar i tyre”, ka theksuar holandezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga