Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Klubi belg kërkon 30 milionë euro, Igli Tare do me patjetër talentin grek

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi belg kërkon 30 milionë euro, Igli Tare do me patjetër
Igli Tare

Konstantinos Karetsas mund të transferohet te Milan që në janar, sipas mediumit "Transfermarkt". Vetë fantazisti 20-vjeçar s’do e refuzonte një kalim në “San Siro”, duke pranuar mbylljen e aventurës me Genk në Belgjikë.

Klubi belg kërkon 30 milionë euro, Igli Tare do me patjetër
Konstantinos Karetsas

Megjithatë, klubi belg nuk do ta lëshojë lehtë. Kjo pasi mesfushori me tipare ofensive, ka kontratë deri në vitin 2029. Në këto kushte, Genk do të kërkojë të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Ky mbetet një “mision” për drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare. Tashmë, ky i fundit do të futet në negociata serioze, pse jo, për një transferim që mund të kryhet edhe në merkaton e dimrit, pa pritur verën.

Poll

Lexo gjithashtu