Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Kisha frik të largohesha pas 8 vitesh”, Ciro Immobile: Familja po bën gjithçka për mua, ndihem mirë te Besiktas

Shkruar nga NEWSPORT
“Kisha frik të largohesha pas 8 vitesh”, Ciro Immobile: Familja
Ciro Immobile, Besiktas

Ciro Immobile u largua pas 8 vitesh nga Lazio. Sulmuesi italian kaloi në Turqi te skuadra e Besiktas në korrik të 2024.

Për këtë kalim ka folur në një intervistë për “Sky Sport”. Ai ka theksuar se nuk ka qenë aspak e lehtë të merrte vendimin për t’u larguar nga Lazio, pasi kishte frik se si do i shkonte aventura e tij te Besiktas.

“Gjatë udhëtimit kam pasur kryesisht mendime pozitive për shkak të entuziazmit që kjo aventurë e re të fillojë. Mendja ime ishte e fokusuar të bëja mirë, më pëlqeu fakti që mund të ndryshoja, por kisha frikë pas 8 vitesh do të ndërroja ekip, por në të njëjtën kohë isha paksa i trishtuar.

Mbështetja e familjes? Unë e di mirë se gjithçka që po bëjnë gruaja dhe fëmijët e mi, po bëjnë për mua. Nuk them se po shtrëngojnë dhëmbët, por kanë lënë shumë gjëra në Romë për të ardhur këtu.

Pse numri 17? Kam mbajtur fanellën me numrin 17, mund të zgjidhja nëse do të vendosja Ciron në fund apo Immobile. E kisha këtë ide, atëherë... Ndihem mirë me ekipin, ata janë të gjithë djem me të cilët unë u afrova menjëherë”, përfundon sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga