
Jonathan David është një nga lojtarët më të kërkuar nga disa ekipe “big”. Paraqitjet e tij me Lille ë këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.
Sipas “Haber Global TV” bëhet me dije se garës për shërbimet e tij i është futur edhe Fenerbahce e Jose Mourinhos. Portugezi dëshiron që ta ketë 25-vjeçarin në ekip, i cili sezonin e kaluar me ekipin francez në Ligue 1 bëri paraqitje të shkëlqyera
Shënoi 25 gola dhe asistoi në 12 raste në 49 ndeshje. Kjo e ka vënë në qendër të vëmendjes dhe merkatos dhe për shkak të interesimeve të shumta lojtari po merr kohën e duhur për të vendosur.
Siç dihet kontrata aktuale i përfunon në fund të këtij muaji dhe më pas del lojtar i lirë në treg. Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.