
Jose Mourinho
Derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahce i zhvilluar 3 ditë më parë përfundoi në barazim pa gola. Megjithatë, episodet ishin të shumta, ku protagonist kryesor ishte trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho.
Në konferencën pas përfundimit të sfidës, “Special One” u shpreh ashpër për stafin e ekipit kundërshtar. “Kërcenin si majmunë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes, duke iu referuar rastit kur stafi kundërshtar protestonte nga stoli vendimet e gjyqtarit.
Pikërisht për këtë frazë, Federata Turke nuk e ka falur teknikun portguez. Ky i fundit është dënuar me 4 ndeshje pezullim, por ky pezullim mund të shkojë deri në 10 ndeshje, gjë që do ishte goditje e madhe për Fenerbahcen.
Poll