Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ka fituar aty ku nuk e priste askush, Jose Mourinho tregon momentin më të vështirë në karrierë! Nuk është humbja 0 – 5 ndaj Barçës

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar aty ku nuk e priste askush, Jose Mourinho tregon momentin më
Jose Mourinho

Jose Mourinho, ose i njohur ndryshe si “Special One”, është një nga trajnerët më të zëshëm pas viteve 2000. Portugezi fitoi aty ku nuk e priste askush, triumfi historik i Champions League me Porton, “thyerja” e dominimit të Arsenalit dhe Manchester United me Chelsean në Premier League, tripleta me Interin apo trofeu i parë në garat europiane për Romën, Conference League.

Megjithatë, karriera e trajnerit aktual të Benficës nuk ka qenë vetëm “lulëzim”. Ai “zbarkoi” te Reali si trajneri që do thyente “hegjemoninë” e Barcelonës së Pep Guardiolës në Spanjë, por nuk ndodhi kështu, madje u turpërua 0 – 5 nga Messi me shokë.

Gjithesesi, për Mourinhon, momenti më i vështirë në karrierë vjen nga 2012, eliminimi prej Champions League, ndonëse në gjirin e Real Madrid kishte yje pa fund:

“Humbja me penallti në gjysmëfinalen e Champions League të vitit 2012 kundër Bayernit është një nga më të dhimbshmet e karrierës sime. Fatkeqësisht, ky është futbolli. Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos i humbën penalltitë e tyre... Tre përbindësha të futbollit, por janë njerëz.

Ajo natë ishte e vetmja herë në karrierën time si trajner që qava pas një humbjeje. Ishte shumë e vështirë sepse ishim më të mirët atë vit. Ishim skuadra më e mirë në Evropë. Fituam La Ligën, duke thyer të gjitha rekordet për pikë dhe gola dhe do ta kishim fituar atë finale kundër Chelseat, nuk kam asnjë dyshim për këtë.

Gjëja më mizore për mua ishte se në gjuajtjet e penalltive, kishim zgjedhur Cristiano-n, Kaka-n dhe Sergio-n, të cilët kishin siguri absolute në vendin e penalltisë. Fakti që këta djem e humbën përpjekjen e tyre më shkatërroi”.

 

Poll

Lexo gjithashtu