
Ditën e djeshme janë bërë të ditur 30 emrat e futbollistëve që janë të nominuar për “Topin e Artë”. Në këtë listë për herë të parë mungonin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi., Siç duket ekopa e tyre tashmë ka marrë “fund”, teksa shumë emra të rinj janë tashmë kandidatë për të bërë të tyrin këtë trofe.
Por gjithashtu në këtë listë nuk e gjen veten as Rodrygo. Ylli i Real Madrid pas shpalljes së të nominuarve ka reaguar në rrjetet sociale mjaft i habitur. Braziliani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar trofeun e Champions, La Liga dhe Copa del Rey të fituar me madrilenët në sezonin e kaluar.
Kujtojmë se në 51 ndeshje me “Los Blancos” ka shënuar 17 gola, duke qenë një protagonist absolut për madrilenët.

They're all here!
— Ballon d'Or (@ballondor) September 4, 2024
But... who should win it? #ballondor pic.twitter.com/SrkHBrJtuI