Ceremonia e 68-të e “Topit të Artë” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjen. Rodri arriti të bëntë të tijin këtë trofe, ndërsa la pas Vinicius.
Shumë lojtarë, trajnerë, tifozët dhe analistë janë ndarë në dy kahe. Disa kanë duartrokitur suksesin e Rodri, duke e konsideruar të merituar, ndërsa disa të tjera janë shprehur mjaft të zhgënjyer që nuk iu dha Vinicius.
Në lidhe me këtë ka folur “El Chiringuito” Karim Benzema. Sulmuesi francez ka theksuar se jo vetëm këtë vit edhe sezonin e kaluar braziliani e ka merituar “Topin e Artë” më shumë se kushdo tjetër. Ndaj vërtet nuk di çfarë të thotë.
“Pashë atë që bëri Vinicius... Nuk dua të flas për France Football apo Francë. Siç e thashë shumë kohë më parë, dhe jo vetëm këtë vit, Vinicius është një lojtar që ka bërë gjithmonë shumë përpjekje dhe ai nuk e kufizon veten vetëm në shënimin e golave. Vitin e kaluar, kur Real Madrid ishte kampion i Evropës, Vinicius ishte vendimtar në çdo ndeshje. Kështu që nuk di çfarë të mendoj. Nuk mendoj se ka dikush që e meriton më shumë se ai.
Nuk kam asgjë kundër Rodrit, i cili është një lojtar i mirë. Por kur jam në divan dhe shikoj televizor, vërej se Rodri nuk bën gjëra që më bëjnë të habitem, ndërsa Vini i ka bërë më shumë se një herë. Është pak e trishtuar dhe më vjen keq për Vinicius, i cili e meriton Topin e Artë. I dërgova mesazh dhe ai ishte i trishtuar. Është normale. Është paksa e ndërlikuar, të gjithë menduan se ai do të fitonte, por në fund, një ditë më parë ose disa orë më parë, i thanë se nuk do të ndodhte. Vinicius është një djalë i mirë, ai do të punojë dhe një ditë do të fitojë Topin e Artë, por duhet të jetë i fortë”, është shprehur Benzema.