Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Ishte koha e duhur për ndryshim, sjell frymë të re”, Gareth Southgate: Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, ekipi do të ketë sukses

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte koha e duhur për ndryshim, sjell frymë të re”,
Gareth Southgate

Gareth Southgate u largua nga Anglia pas Euro 2024. Timonieri anglez mbylli aventurën e tij me “Tre Luanët” pas 8 vitesh në krye të kombëtares angleze.

Në njën intervistë të thënë së fundi për mediat britanike, 54-vjeçari ka theksuar se ishte i nevojshëm ndryshimi, pasi sjell një frymë të re në ekipe. Ndër të tjera ka nënvizuar se rrugëtimi 8 –vjeçar ishte për të i jashtëzakonshëm, ndërsa thekson se skuadra do të vazhdojë të jetë mjaft e suksesshme.

“Është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Ishte koha e duhur për ndryshim. E shihni tani shpresën që mund të sjellë ndryshimi. Unë jam i kënaqur me këtë. Tetë vjet janë një kohë e gjatë dhe po pres me padurim sfidat e ndryshme përpara dhe duke shijuar pjesën tjetër.

Kam pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm tetëvjeçar. Ishte një privilegj të punoja me lojtarë të shkëlqyer. Ne arritëm shumë dhe do të kishte qenë perfeksion të fitonim finalen. Jam i sigurt që skuadra do të vazhdojë të jetë e suksesshme”, ka përfunduar Southgate.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga