Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-trajneri i Milan merr drejtimin e Italisë, e konfirmon babai i tij: E meriton

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri i Milan merr drejtimin e Italisë, e konfirmon babai i tij: E
Gennaro Gattusos

Gennaro Gattuso mund të jetë trajneri i ri i Italisë. Ish-trajneri i Milan mësohet se është takuar me Gigi Buffon ku kanë folur për mundësinë e drejtimit të Kombëtares, ndërsa menjëherë më pas Gattuso ka patur një tjetër takim me presidentin e Federatës, Gabriele Gravina.

Sipas mediave bëhet me dije se diçka të tillë e ka “konfirmuar” babai i ish-trajnerit të Milanit, Franco Gattuso. Ky i fundit ka theksuar se Gennaro është shumë afër kalimit te Italia dhe nëse kjo do të konkretizohet do të ishte diçka fantastike, pasi e meriton.

“Gjithçka është shumë afër, Rino mund të jetë trajneri i ri i Italisë. Të gjithë do të ishim shumë të lumtur për të, sepse e meriton. Të gjithë këtu janë shumë të kënaqur, nëse ai do ta sillte Kupën përsëri në Corigliano, do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Tani i takon atij të tregojë se është i denjë për këtë detyrë, por gjithashtu duhet t’i jepet kohë për të punuar”, ka theksuar Franco.

Kujtojmë se Luciano Spalletti u shkarkuar vetëm pak javë më parë, me Italisë që bën pjesë në grupin I kualifikuar të Kupës së Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga