
Ish-peshëngritësi me origjinë nga Himara, Pirro Dhima ka vendosur t’i futet politikës. Dhima do të kandidojë si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë ish-peshëngritësi me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, ku nuk humb kohë dhe vazhdon të premtojë. Pirro Dhima thotë se do të përfaqësojë shtetin grek ashtu siç ka bërë gjithmonë. Më tej, ish-peshëngritësi shton se do të kërkojë të drejtat për të ashtuquajturin nga pala greke, “Vorio Epir”, duke e cilësuar veten e tij si Pirro i të gjithë grekëve.
“Sot kërkoj votën tuaj për Parlamentin Europian. Jo vetëm për të dëgjuar zërin dhe të drejtat e Vorio Epirit, por për të përfaqësuar Greqinë siç kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve. Unë do të dëgjoj gjithmonë zërin tuaj”, shkruan Pirro Dhima.
