Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-drejtuesi i Milanit ‘gjen’ trajnerin e Bayernit, i propozon Rummenigges italianin

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-drejtuesi i Milanit ‘gjen’ trajnerin e Bayernit, i propozon
Ariedo Braida & Karl-Heinz Rummenigge

Ish-drejtuesi i Milanit, Ariedo Braida shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e Bayern Munich, aty ku do të mbajë rolin e konsulentit. Braida njihet për shoqërinë e mirë që ka me Karl-Heinz Rummeniggen dhe kjo është arsyeja e kalimit të tij te bavarezët.

Kujtojmë që edhe Rummenigge u rikthye te Bayerni para një viti, ku tashmë mban rolin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës.

Situata te klubi gjerman është paksa e ‘turbullt’ përsa i përket trajnerit të ri. Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit dhe drejtuesit ende nuk kanë gjetur pasuesin e tij. Zinedine Zidane është një ndër emrat më të përfolur, por në skenë ka dalë një emër i ri. Dhe kjo vjen pikërisht nga Ariedo Braida. Ky i fundit është një ‘tifoz’ i zjarrtë i Massimiliano Allegrit.

Pritet që konsulenti i ri i Bayern Munich ta propozojë emrin e trajnerit italian te drejtuesit bavarezë, që Allegri të marrë drejtimin e rekordmenëve gjermanë sezonin e ardhshëm.

Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Bayern Munich do ta marrin për bazë këtë propozim, por duke ditur rrethanat dhe vështirësinë në tregun e trajnerëve, Allegri mund të kthehet në një opsion konkret për gjermanët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga