
Simone Inzaghi - Kristjan Asllani
Pas fitores në kampionat me Genoan me rezultatin minial 1-0, Interi do të rikthehet sërish në fushë. Zikaltrit do të presin në shtëpi Lazion në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri Simone Inzaghi duket se ka krijuar besim të madh te Kristjan Asllani. Cilësitë e mesfushorit të kombëtares shqiptare me shumë gjasa do t’i shikojmë nesër në sfidën ndaj Lazios.
Siç raportojnë nga Italia, Asllani do të startojë në takimin e nesërm në treshen e mesfushës së Interit, përkrah Zielinskit dhe Mkhitaryan. Asllani e nisi gjithashtu si titullar dhe në sfidën e fundit ndaj Genoas.
Poll