
Denzel Dumfries
Spektakël në Riyad ku Interi ka mposhtur Atalantën me rezultatin e pastër 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Zikaltrit kalojnë në finalen e madhe në Arabinë Saudite.
Pjesa e parë u administrua mirë nga bergamaskët e cila përfundoi me shifrat 0-0. Ndërsa në pjesën e dytë Denzel Dumfries ishte fantastik për zikaltrit duke arritur të shënojë dopietë dhe duke i dhënë fitoren.
Në finale Interi do presë atë që do të triumfojë nesër në çiftin Juventus-Milan, takim i cili do të luhet në orën 20:00.
Poll