
Sergi Roberto, Sergio Busquets, Gerard Pique & Jordi Alba
Një tjetër ikonë e futbollit ndërkombëtar ka vendosur të tërhiqet nga skena. Jordi Alba, pas përfundimit të sezonit me Inter Miami, do t’i japë fund karrierës si futbollist.
Mbrojtësi i majtë spanjoll, një nga emrat më të spikatur të dekadës së fundit, e ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Alba theksoi se ky ishte një vendim i menduar mirë pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës.
“E marr këtë vendim me bindje të plotë dhe lumturi. Pasi ndjej se kam bërë të gjithë këtë rrugëtim me të gjithë pasionin e mundshëm dhe tanë është momenti që të hap një etapë të re dhe të mbyll atë të kaluarën me ndjesitë më të mira”, tha Alba.
Poll