Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ia dedikoi “Topin e Artë” edhe Messit, Leo urim të veçantë për Ousmane Dembele

Shkruar nga NEWSPORT
Ia dedikoi “Topin e Artë” edhe Messit, Leo urim të
Lionel Messi - Ousmane Dembele

Ousmane Dembele fitoi mbrëmjen e djeshme “Topin e Artë”, me ceremoninë që u mbajt si gjithmonë në Paris. Sulmuesi frances pas këtij triumfi nuk nguroi t’ia dedikojë këtë trofe edhe Lionel Messit, duke u shprehur se nga argjentinasi ka arritur të mësojë shumë.

Ndërkohë nga krahu tjetër “Pleshti” ka reaguar dhe ka 2 fjalë për ish-shokun e tij të skuadrës. Messi i uron për fitimin e “Topit të Artë”, ndërsa shkruan se e meritonte.

“Ous i madh! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, është komenti i Lionel Messit në postimin e bërë nga Dembele. Siç dihet, argjentinasi është futbollisti që e ka fituar më shumë se çdo lojtar tjetër “Topin e Artë”, plot 8 herë.

Ia dedikoi “Topin e Artë” edhe Messit, Leo urim të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu