
Erling Haaland
Norvegjia mposhti 3-0 Kosovën në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes tyre. Protagonisti absolut i këtij takimi ishte Erling Haaland.
Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi 3 gola ndaj “Dardanëve”, duke plotësuar kështu një hat-trick. Haaland foli pas ndeshjes, ku theksoi se goli i parë ishte më i bukur.
“I pari ishte e bukur, i dyti ishte një pasim i mirë nga Antonio Nusa dhe i treti ishte një kombinim i bukur nga unë dhe Aron Donnum.
3 gola larg rekordit të Jørgen Juves? Nuk mendoj vërtet për këtë”, përfundoi Haaland,m i cili ka arritur në kuotën e 30 golave me fanellën e Norvegjisë.
Poll