Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I quajti majmunë, Galatasaray ankesë në UEFA për Jose Mourinhon

Shkruar nga NEWSPORT
I quajti majmunë, Galatasaray ankesë në UEFA për Jose
Jose Mourinho - Eray Yazgan

Galatasaray ka bërë një ankesë në UEFA dhe në Federatën Turke të Futbollit për deklaratën e Jose Mourinhos të dhënë menjëherë pas derbit. Klubi turk e konsiederon raciste deklaratën e trajnerit të Fenerbahces.

“Në stolin e Galatasarayt po kërcenin si majmunët”, është shprehur portugezi pas derbit, deklaratë e cila ka shkaktuar shumë zhurmë dhe në Turqi e kanë konsideruar si raciste. Madje kanë filluar një reagim në rrjetet sociale me “Thuaj JO racizmit”.

Sekretari i Përgjithshëm i Galatasaray, Eray Yazgan kërkon në fakt që të gjithë turqit të bëhen bashkë, pasi sipas tij Mourinhon i ka fyer që në ditën e parë që ka mbërritur në Fenerbahce.

“Më vjen turp dhe pikëllim nga këto deklarata! Jam shumë i inatosur. Ai ka fyer popullin turk dhe Turqinë që nga dita që ka ardhur.

Ne presim reagim nga TFF, drejtësia turke, UEFA, FIFA dhe Fenerbahce! Presim nga tifozët e Galatasaray, tifozët e Fenerbahçes, tifozët e Beşiktashit… Ne presim që të gjithë njerëzit të reagojnë së bashku.

Nuk po flas si tifoz i Galatasaray, por si turk. Të gjithë duhet të tregojnë zemërimin e tyre ndaj këtij njeriu. Volkan Demirel, duhet të reagoni edhe ju”, ka përfunduar Eray Yazgan.

Me shumë gjasa ndaj Mourinhos pritet të merren masa dhe në ditët e ardhshme do të mësohet edhe çfarë ndëshkimi do të ketë për portugezin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga