Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I ka shënuar 2 gola Shqipërisë, por Thomas Strakosha “merr hak” ndaj yllit polak para duelit të “Play-Off”  

Shkruar nga NEWSPORT
I ka shënuar 2 gola Shqipërisë, por Thomas Strakosha “merr
Thomas Strakosha i pret penalltine Karol Swiderski

Panathinaikos – AEK Athens ishte një nga duelet më të luftuara të javës së 12-të të Super League në Greqi. Përballje kjo që u fitua nga miqtë, ku me këto të fundit siç dihet luan titullarë Thomas Strakosha.

Pikërisht gardiani i Kombëtares shqiptare ishte një nga protagonistët e kësaj fitoreje. Kjo pasi në minutën e 28-të arriti të priste një penallti të skuadrës kundërshtare, duke ruajtur kështu avantazhin e të tijve.

Strakosha i tha “JO” golit të Karol Swiderski, i cili në të kaluarën i ka shënuar 2 herë Shqipërisë. Kjo sfidë ishte edhe një duel interesant mes liderit kuqezi dhe polakut, të cilët bënë një “duel brenda duelit” mes tyre, me Strakoshën që doli fitimtar përballë Sëiderskit.

Kjo dyshe gjithashtu ndezi edhe përballjen e “Play-Off”, ku Polonia do të presë Kombëtaren shqiptare dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë  e fitores, gjë e cila do t’i çonte një hap më afër kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu