
Santos i Neymar u eliminua në raundin e 1/16 të Kupës së Brazilit, pasi humbi 5-4 në penallti ndaj CRB, një ekip nga divizioni i dytë brazilian. Ish-lojtari i Blaugranëve u rikthye në fushë në minutën e 65-të pas një dëmtimi dhe shënoi një nga penalltitë e fundit.
Pas ndeshjes, sulmuesi, i cili ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 10 paraqitje në të gjitha garat për klubin brazilian që nga rikthimi i tij, nuk e fshehu fytyrën duke u treguar gazetarëve: "E patë që në 20 ose 25 minuta mund të bëj diferencën. Është ndeshja ime e parë që kur u riktheva, por nuk mendoj se varet vetëm nga unë.
Të gjithë e dinë se në çfarë situate ndodhemi dhe na duhen të gjithë lojtarët për të dalë prej saj. Nuk kam asgjë për të thënë. Situata është e tmerrshme dhe ne e dimë këtë. Varet nga ne ta ndryshojmë. Nuk e di ende se çfarë do të ndodh me të ardhmen time”, e mbylli Neymar.