Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Hajduk Split “sfidon” në distancë Dinamon, por mesfusha e kroatëve është e “fikur”

Shkruar nga NEWSPORT
Hajduk Split “sfidon” në distancë Dinamon, por mesfusha e
Hajduk Split

Hajduk Split mori një fitore të rëndësishme në ligën kroate kundër Gorica, e përfunduar me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën nga Split erdhën prej dy penallti, të konvertuara në gol nga Benrahou 52’ dhe Sego 62’. Ky takim gjithashtu shërbeu edhe si “gjurmim” për trajnerin e Dinamos Ilir Daja.

Një detajë shumë interesantë është se Hajduku pati gjithesej dy goditje në kudrat dhe shënoi dy gola (penalltitë). Por mesfusha nuk krijoi shumë raste për fazën ofensive, për mos të thënë asgjë përveç penalltive të fituara. Aventura e trajnerit të ri te Hajduku, Gonzalo Garcia nuk është aspak bindëse.

Në të gjitha ndeshjet ku “timonieri” spanjoll ka drejtuar ekipin kroat (4 ndeshje, 3 fitore dhe 1 barazim), ata kanë fituar në 3 raste me vetëm 1 gol diferencë, çka do të thotë se nuk shënojnë shumë dhe e kanë të vështirë ta “vrasin” ndeshjen. Pikërisht ky komponentë mund të jetë “sinjal” shpresë për Dinamon ditën e enjte.     

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga