Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gyokeres bie dakord me Sportingun për çmimin, “festojnë” ekipet “BIG”

Shkruar nga NEWSPORT
Gyokeres bie dakord me Sportingun për çmimin,
Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres ka shprehur "dëshirën" e tij për një transferim të mundshëm në Premier League. Edhe pse e sheh të vlefshme një lëvizje të tij në Premier League, ai ka përjashtuar mundësinë për të kaluar te Manchester United.

Sipas raportimeve brenda klubit, ai ka rënë dakord paraprakisht për një transferim të mundshëm sezonin e ardhshëm. Klauzola për lojtarin suedez është 100 milionë euro, por në diskutimet me klubin, ata kanë rënë dakord që ekipi që do të preferojë 26-vjeçarin mund të paguajë për blerjen e tij minimumi 65 milionë euro, ndërsa maksimumi 75 milionë euro. Kjo marrëveshje paraprake i hap "rrugën" sulmuesit për të marrë më shumë oferta nga klubet evropiane.

Real Madrid, Liverpool, Arsenal, Manchester City, Bayern Munich dhe PSG-ja do të luftojnë mes tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit.  Kujtojmë se Gyokeres në 40 ndeshje ka shënuar 39 gola dhe ka dhuruar 9 asiste në të gjitha garat ku merr pjesë skuadra e Sportingut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga