
Olivier Giroud
Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur së fundmi Olivier Giroud i cili u largua nga Milani për t’u transferuar në Los Angeles FC. Shtëpia e sulmuesit francez është grabitur.
Këtë e bëjnë të ditur së fundmi mediat italiane. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 5 shkurt, ku hajdutët kanë grabitur të gjitha bizhuteritë në shtëpinë e Giroud.
Ishin 10 ora të sulmuesit 38-vjeçar që thuhet të kenë pasur një vlerë prej 500 mijë eurosh. Ende nuk është kapur ndonjëri prej grabitësve, edhe pse Departamenti i Polisicë së Los Angelesit po heton.
Poll