Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurori nxjerr FOTON e rëndë dhe akuzohen 7 persona

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurori nxjerr FOTON e
Prokurori ne gjyqin ne Argjentine per vdekjen e Maradones

Gjyqi i shumëpritur në Argjentinë ndaj ekipit mjekësor të akuzuar për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona, u zhvillua ditën e djeshme. Ish-futbollisti ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 60-vjeçare, pas një ataku në zemër në shtëpinë e tij.

Në atë kohë, Maradona ishte në proces rikuperimi pas një operacioni për një mpiksje gjaku në tru. Prokurorët pretendojnë se vdekja e tij mund të jetë rezultat i neglizhencës mjekësore, duke akuzuar ekipin mjekësor për shmangie të rastit. Nga ana tjetër, të pandehurit deklaruan se Maradona kishte refuzuar trajtime të mëtejshme dhe se duhej të kishte qëndruar më gjatë në spital pas operacionit.

Nëse shpallen fajtorë për akuzën e “vrasjes me dashje të mundshme”, mjekët rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vjet burg.

Porokuroria tha në një deklaratë të parë, se synonte të paraqiste prova "të forta" se asnjë nga antarët e ekipit nuk bëri atë që duhet të bënte në "teatrin e tmerrit" që ishte shtrati i vdekjes së Maradonës.

“Sot, Diego Armando Maradona, fëmijët e tij, të afërmit e tij, ata më të afërt me të dhe populli argjentinas, meritojnë drejtësi”, tha prokurori Patricio Ferrari në gjykatë.

“Shikoni, kështu ka vdekur Maradona. Çdokush nga të akuzuarit që thotë se nuk e kuptoi atë që po ndodhte me Diegon, po gënjen hapur. Gjendja e tij ishte e dukshme”, deklaroi prokurori duke shfaqur fotografinë e trupit të tij të shtrirë dhe shumë të fryer.

Hetuesit e kanë klasifikuar vdekjen e ish- futbollistit si ‘vrasje me faj’, duke i akuzuar mjekët së ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes shëndetësore të Maradonës, por nuk kishin marrë masat e nevojshme për të shpëtuar atë.

Të pandehurit për këtë rastë janë një neurokirurg, një psikiatër, një psikolog, një koordinator mjekësor, një koordinator infermierie, një mjek dhe një infermiere e natës.

Gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurori nxjerr FOTON e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga