Gennaro Gattuso dhe Hajduk Split i tij u ndalën në barazim përballë Istra në kampionatin kroat. Këta të fundit drejtohen nga ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani.
Ky i fundit ishte shumë i dashur për shqiptarët, të cilët e shihnin si një nga pikat kyçe në kohën që De Biasi drejtonte kuqezinjtë. Teksa diçka të tillë mbi aftësitë e tij, e ka pranuar së fundmi dhe Gattuso i cili ka folur para sfidës me Osijek, ku trajner është kroati Kopitelli.
“Nuk ka ndonjë diferencë mes trajnerëve kroat dhe atyre italianë. Kopitelli ka shumë cilësi si trajner. Ishte shumë e vështirë gjithashtu të përballeshe me Tramezanin.
Unë i kisha thënë ekipit tim para asaj ndeshje që të luash kundër një ekipi të drejtuar nga Tramezani është njësoj si të shkosh te dentisti, e njëjta gjë vlen edhe këtë herë”, ishin fjalët e Gattusos.