
Jamie Vardy mund të luajë kundër gjigantëve spanjollë Barcelona dhe Real Madrid sezonin e ardhshëm në La Liga. “SunSport” ka zbuluar se Vardy është objektiv kryesor i verës për trajnerin e Valencias, Carlos Corberan, i cili është i etur të nënshkruajë legjendën 38-vjeçare të Leicester City.
Vardy shënoi 10 gola për Leicesterin, ekip që ra nga kategoria, sezonin e kaluar, nëntë prej tyre në Premier League. Corberan beson se Vardy ende ka ritëm për të shënuar gola dhe është ideal për lojën e kundërsulmeve të skuadrës së tij.
Legjenda e “Dhelprave” e mbylli sezonin të dielën e kaluar kur shënoi golin e tij të 200-të për Leicester Cityn në paraqitjen e tij të 500-të me klubin, 13 vjet që kur nënshkroi për 1 milion paundë nga Fleetwood Town.