
Fenerbahçe
Fenerbahçe kërkon që të përforcojë ekipin, duke afruar emra të mëdhenj në këtë merkato verore. Gjiganti turk ka nisur që tani duke menduar për objektivët, teksa ka piketuar dy lojtarë të klasit botëror.
Bëhet fjalë për Sadio Mane dhe Ilky Gundogan. I pari është i pakënaqur në Arabinë Saudite me Al Nassr, ndërsa Gundogan-it nuk i pëlqeu largimi i trajnerit Xavi Hernandez. Kjo ka bërë që të dy futbollistët të mendojnë për një aventurë të re.
Në krahun tjetër, Fenerbahçe është e gatshme të shpenzojë deri në 30-35 milionë euro për të transferuat të dy futbollistët në Turqi. Me këtë goditje të dyfishtë, ekipi turk kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe atë të mesfushës.

Sadio Mane dhe Ilkay Gundogan
Poll