
Fitimi i ‘Topit të Artë’ nga ana e Rodri u realizua me vetëm 41 pikë diferencë.
Mesfushori spanjoll grumbulloi 1,170 pikë për të fituar çmimin individual më prestigjioz të futbollit, ndërsa anësori Brazilian, Vinicius Jr kishte vetëm 1,129 pikë.
Renditja vijon me Jude Bellingham që siguron vendin e tretë me 917 pikë, ndërsa Dani Carvajal përfundoi i katërti me 550 pikë.
Erling Haaland me 432 pikë, i ndjekur nga afër nga Kylian Mbappe (420) dhe Lautaro Martinez (402). Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal u rendit i teti me 383 pikë, përpara Toni Kroos të Real Madridit (291). Harry Kane kompletoi top 10-shen me 201 pikë.
Diferenca e ngushtë, e zbuluar nga “France Football” zbulon një prej rivaliteteve më të forta në këtë garë në vitet e fundit për Topin të Artë.
Zbulimi vjen pas bojkotit të diskutueshëm të Real Madridit të ceremonisë së Parisit muajin e kaluar, ku gjigantët spanjollë refuzuan të merrnin pjesë pasi mësuan për rezultatin.