Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Garë e ashpër për talentin anglez, kush është mbrojtësi që po çmend klubet "BIG"?

Shkruar nga NEWSPORT
Garë e ashpër për talentin anglez, kush është
Anglia

Me kontratën që skadon vitin e ardhëm Marc Guehi është një nga mbrojtësit që po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra europiane. 25-vjeçari pjesë e Crystal Palace vlerësohet nga shumë klube për tekniken, forcën dhe shpejtësinë që ka.

Momentalisht skuadra si Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe Liverpool janë në garë të nënshkruajnë sa më shpejt me të dhe janë gati të paguajnë një klauzolë deri në 25 milionë euro gjatë merkatos së janarit.

Vetë mbrojtësi nuk ka dhënë ende sinjale se cili do të jetë destinacioni i radhës, por shumë e kanë lidhur atë me skuadrën e Liverpool. Kjo për faktin se në merkaton e verës ishte shumë pranë transferimit tek “The Reds”.

Me merkaton dimërore që po afron gjërat priten të nxehen shumë shpejtë dhe lufta do të jetë e ashpër për firmën e 25-vjeçarit anglez.

Poll

Lexo gjithashtu