
Louis van Gaal dhe Leo Beenhakker
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Holanda, aty ku trajneri i njohur Leo Beenhakker është ndarë nga jeta. Legjenda holandeze ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 82-vjeçare, duke lënë pas një histori të tërë.
Beenhakker ka drejtuar në Europë klube të mëdha të futbollit. Këtu mund të përmendim Feyenoord, Ajax, Real Madrid, apo edhe përfaqësuesen e Holandës. Pikërisht me këta bëri mjaft mirë në Botërorin 1990.
Por historinë, Leo Beenhakker e shkroi me Trinidad Tobagon, të cilët i kualifikoi në në Kupën e Botës 2006. Gjithashtu, holandezi ia doli që të kualifikonte Poloninë në Europianin e vitit 2008.
Poll