
Kapiteni i Juventusit, Danilo
Pas ndeshjes me Napolin, Juventusi kishte vendosur të vepronte për të ardhmen e Danilos. Mbrojtësi brazilian do të largohet nga klubi bardhezi në merkaton e janarit për t’u rikthyer në Brazil.
Skuadra e ardhshme e 33-vjeçarit do të jetë Flamengo. Sipas mediave italiane, Danilo dhe klubi brazilian kanë vendosur të kenë një kontratë 2-vjeçare mes palëve.
Mbrojtësi dukej shumë pranë Napolit në këtë merkato, por zgjedhja për në Brazil është bërë në momentin e fundit. Pas 5 vite e gjysmë, Danilo do të largohet nga Juventusi.
Poll