
Francesco Totti dhe Leo Messi
Ish-futbollisti italian dhe legjenda e Romës, Francesco Totti ka bërë së fundmi një deklaratë të bujshme. Kjo deklaratë ka të bëjë me Leo Messin, futbollistin që ka fituar 8 herë “Topin e Artë”.
“Dërgojeni Messin te ekipi i Romës për 25 vite dhe më trego sa “Topa të Artë do të fitojë. ZERO”, është shprehur ish-futbollisti, i cili gjithë karrierën e tij si futbollist e kaloi te ekipi verdhekuq.
Kujtojmë se 48-vjeçari ka pasur një karrierë mjaft pozitive edhe ka qenë vetëm pjesë e Romës. Në 785 ndeshje të luajtura, ish-i i kryeqytetasve ka shënuar 307 gola dhe ka asistuar në 205 të tjerë.
Poll