
Christian Panucci është përballur me një situatë aspak të zakontë. Ish-timonierit të Kombëtares shqiptare i kanë djegur makinën në oborrin e shtëpisë në Romë, mes Fonte Laurentina dhe Spinaceto.
Sipas policisë bëhet me dije se makina tip Audi Q8 ka marrë flakë dhe kjo është një zjarrvënie e qëllimshme. Fatmirësisht vila e tij nuk ka pësuar dëmtime dhe Panucci me familjen e tij në momentin kur automjeti ka marrë flakë nuk kanë qenë në shtëpi.
Autoritetet aktualisht po shqyrtojnë pamjet e sigurisë nga vila dhe rrugët aty pranë për të përcaktuar shkakun dhe nëse zjarri lidhej me një tentativë të dështuar për vjedhje. Ish-timonieri i Kombëtares shqiptare do të merret menjëherë në pyetje me t’u rikthyer në Romë, pasi aktualisht ndodhet në Dubai.
Ndëkrohë gjithashtu bëhet me dije se ndaj ish-futbollistit nuk ka patur kërcënime, por fakti që makinës i është vënë zjarri qëllimisht ka ngritur dyshime, teksa hetuesit do të vazhdojnë punën për të zbuluar edhe shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.
