
Albian Ajeti
Basel ia doli që të merrte një fitore spektakolare në ndeshjen përballë Servette. Sfida e vlefshme për javën e katërt të Superligës zviceriane, përfundoi me fitoren 0-6 të Basel.
Sigurisht, që nuk kishte si të mos mungon dhe shqiptarët si protagonistë. Albian Ajeti ishte autor i dy golave, teksa dhuroi edhe një asist. Ndërkohë që, gol shënoi edhe Benjamin Kololli. Mesfushori i Kosovës shënoi të gjashtin për të tijët.
Përsa i përket Taulant Xhakës, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ishte titullar në këtë sfidë. Xhaka u fut në lojë në minutën e 85-të, duke zënë vendin e shqiptarit tjetër, Leon Avdullahut.
Poll