Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fikayo Tomori i bindur ndaj Interit: Të shkojmë në finale dhe të fitojmë Kupën,

Shkruar nga NEWSPORT
Fikayo Tomori i bindur ndaj Interit: Të shkojmë në finale dhe
Fikayo Tomori

Nesër në mbrëmje, do të jetë një sfidë mjaft e veçantë siç është derbi Inter-Milan. Skuadrat e Milanos do të dalin në “San Siro” për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Përballja e parë mes ekipeve ka përfunduar në barazim me shifrat 1-1. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi i kuqezinjve Fikayo Tomori ka dalë në prononcim për mediat. “E mërkura është një mundësi tjetër për të shkuar në finale dhe për të fituar një trofe, kështu që ne duhet të fokusohemi në këtë ndeshje sepse është e rëndësishme për sezonin tonë.

Çdo ndeshje që luajmë ne duam të fitojmë dhe do të jetë e njëjta gjë të mërkurën. Le të fokusohemi tek Interi, ne bëmë mirë kundër tyre këtë sezon, por ndeshjet e tjera nuk llogariten për asgjë. Le të mendojmë mirë për gjysmëfinalen e sezonit dhe të përfundojmë mirë”, shprehet Tomori. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga