
Bota katolike dhe më gjerë është ende në zi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ndër ata që u paraqitën për t'i dhënë lamtumirën e fundit Papës ishte Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s , i cili gjithashtu bëri një njoftim.
Numri një i FIFA-s tha për “Sky Sport”: “Në shtator do të luajmë një ndeshje për fëmijë për nder të tij, duke bashkuar legjendat më të mëdha të futbollit për të nderuar kujtimin e tij dhe për të bashkuar të gjithë. Ky është mesazhi më i rëndësishëm që Papa ka mundur të japë.
Në takimin tonë të fundit, para nja dy muajsh me rastin e samitit botëror për fëmijët, folëm për organizimin e një ndeshjeje për ta, me të gjitha legjendat, dhe kështu të bashkonim pasionin që Papa kishte për futbollin dhe për unitetin e të rinjve.
Ai kishte një marrëdhënie të veçantë me futbollin dhe ishte një emocion të shihje liderët botërorë të bashkuar në kujtimin e tij”, tha Infantino.