Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fernandez hap “zemrën”: Ëndërroj të jem kapiten i Argjentinës, por vendimi...

Shkruar nga NEWSPORT
Fernandez hap “zemrën”: Ëndërroj të jem kapiten
Enzo Fernandez

Mesfushori i Chelseas, Enzo Fernandez ka ndarë një nga ëndrrat e tij në sirtar sa i takon karrierës së tij futbollistike. Ai është shprehur se për të një ndër ambiciet më të mëdha personale është që një ditë të trashëgojë shiritin e kapitenit te Kombëtarja e Argjentinës, pas epokës Lionel Messit.

24-vjeçari në një intervistë të dhënë për “GiveMeSport”, ka thënë se kjo ëndërr ka qenë gjithmonë pjesë e objektivave të tij, por gjithsesi është shumë i vetëdijshëm se vendimi i takon stafit teknik.

 “Në nivel personal, sigurisht që ëndërroj të jem kapiten i Argjentinës, por ai vendim nuk varet nga unë. Është në dorën e stafit teknik. Natyrisht që ëndërroj të jem kapiten i Argjentinës. Nuk e di kur mund të ndodhë. Pa dyshim është një nga ëndrrat e mia dhe do të ishte nder i madh ta mbaj shiritin”, ka përfunduar mesfushori.

Larg Barcelonës, në rrethanat ku ndodhet tani tek Chelsea, Fernandez e ka ndjerë “shijen” e kapitenit në disa ndeshje.

Ndërsa në kampin argjentinas gjithashtu ka konkurencë pasi futbollistë si Cristian Romero dhe Emiliano Martinez shihen gjithashtu si kandidatë serioz për të pasuar Messin.

Poll

Lexo gjithashtu