
Marcelo, Ronaldo
Duke qenë në fundin e karrierës së tij, Marcelo njoftoi ditën e sotme zyrtarisht tërheqjen nga futbolli. Ish-mbrojtësi i Kombëtares braziliane, zhvilloi një karrierë të mrekullueshme në shumë klube, në krye Real Madridin me të cilët arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm.
Për vendimin e brazilianit, ish-shoku i tij i ekipit Cristiano Ronaldo ka një mesazh për Marcelon. “Vëllai im, çfarë karriere e pabesueshme! Kemi jetuar shumë eksperienca së bashku, vite me radhë, fitore dhe momente të paharrueshme.
Je më shumë se një shok skuadre, një shok jete. Faleminderit për gjithçka, miku im. Të uroj më të mirat në këtë fazë të re të jetës tënde”, shprehet lojtari portugez.
View this post on Instagram
Poll