
Atalanta
Janë mbyllur 4 ndeshjet e vlefshme për cerekfinalet e Europa League. Në këto 4 ndeshje kishte shumë surpriza dhe gjithashtu 9 gola të shënuar.
Liverpooli u shtang në shtëpi, duke u mposhtur nga Atalanta. Skuadra italiane dominoi ndeshjen duke fituar me rezultatin e thellë 0-3, duke qenë më një këmbë në gjysmëfinale.
Në krahun tjetër, Bayer Leverkusen fitoi pastër 2-0 kundër West Ham, ndërsa Benfica fitoi 2-1 me Marseille. Në ndeshjen tjetër, derbi i Italisë, Milan-Roma përfundoi me fitoren minimale 0-1 të miqve.
Golat e sfidës Liverpool-Atalanta:
Poll