
Erald Cinari
Nuk do të ketë një ribashkim mes Vllaznisë dhe Erald Çinarit. Ky i fundit ka zgjedhur ekipin ku do të vazhdojë karrierën.
Për sulmuesin nuk do të ketë një rikthim në Superiore, teksa destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë te Armeni. 27-vjeçari ka arritur marrëveshjen me ekipin e Noah që luan në Premier League armene dhe shumë shpejt pritet zyrtarimi i këtij transferimi.
Skuadra armene sezonin e fundit e mbylli në vendin e dytë në kampionat, teksa do të luajë në Conference League. Nga krahu tjetër Çinari mbylli sezonin te Shkëndija e Tetovës, ku në 34 ndeshje ia ka dalë të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 11 asiste.
Poll