
Di Gregorio
Kontrata aktuale e Ederson me Manchester City skadon vitin e ardhshëm dhe këta të fundit po mendojnë për zëvendësuesin e tij. “Citizens” kanë hedhur së fundmi sytë në Serie A.
Në listën e Pep Guardiolës për të zëvendësuar brazilianin janë Di Gregorio (Juventus), Milinkovic-Savic (Torino) dhe Suzuki (Parma). Portieri i bardhezinjve i cili ka 10 ndeshje në kampionat me rrjetë ta paprekur, ndiqet prej kohësh nga City.
Ndërsa në takimin e fundit mes Torinos dhe Parmës, kampionët e Anglisë kishin dërguar një delegacion për të vëzhguar nga afër portierët Milinkovic-Savic dhe Zion Suzuki.