Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E turpëroi Atalanta e Gjimshitit, ku është trajneri “anonim” që “sakatoi” Gjermaninë

Shkruar nga NEWSPORT
E turpëroi Atalanta e Gjimshitit, ku është trajneri
Francesco Calzona

Përfaqësuesja sllovake befasoi futbollin europian mbrëmjen e djeshme, duke mposhtur me shifrat e pastra 2-0 Gjermaninë e yjeve. Golat e Hancko (42’) dhe Strelec (55’) i vunë “kapak” 4 herë kampionëve të Botës. Francesco Calzona është trajneri i Sllovakisë dhe “arkitekti” që mposhti “Pancerat”.

Por kush është ai?! Calzona ka një karrierë modeste si lojtar, ndërsa ka drejtuar Napolin për 16 ndeshje në vitin 2024, aty ku mori një humbje “dërrmuese” nga Atalanta e Berat Gjimshitit me shifrat 3-0.

Në “timonin” e Sllovakisë, italiani ka 33 ndeshje me mesataren 1.61 pikë. Triumfi ndaj Gjermanisë e ka rritur “pjacën” e një trajneri që nuk njihej në futbollin europian, teksa edhe eksperienca te Napoli rezultojë një dështim.       

Poll

Lexo gjithashtu