Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E TRISHTË/ Po bënte foto me të dashurën, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe ndërron jetë

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Po bënte foto me të dashurën, futbollisti
Foto nga vendi i ngjarjes

Alexis Vergos ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi për vdekjen e futbollistit francez bëhet i ditur nga mediat e huaja, të cilat kanë zbuluar edhe shkakun e kësaj tragjedie.

Vergos ka rrëshqitur nga shkëmbinj të lagur, pranë një ujëvare, teksa bënte selfie me të dashurën e tij në Tajlandë. Autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë.

Ndërkohë edhe klubi ku luante francezi, Quimper Ergué Armel FC ka reagur në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e tij në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit. Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeç dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më parë. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtë e tij në zi”, thuhet në njoftim.

Poll

Lexo gjithashtu