Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E TRISHTË/ Luajti në kualifikueset e Kupës së Botës, vritet futbollisti i Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Luajti në kualifikueset e Kupës së Botës,
Mario Pineida

Një lajm i trishtë vjen nga Portugalia, kur mësohet se ish-futbollisti i Ekuadorit, Mario Pineida është vrarë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Portugal, Guayaquil. Mësohet se Pineida u qëllua nga dy persona në një motoçikletë, të cilët qëlluan gjithashtu edhe nënën e tij dhe një grua tjetër, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet, teksa mbrojtësi mbylli sytë përgjithmonë, duke mos u mbijetuar dot plumbave.

Lajmin e trishtë e ka thënë klubi i 33-vjeçarit, Barcelona SC, me të cilët ka fituar një titullin kampion të Ekuadorit në vitin 2016. Ndërkohë mori pjesë në kualifikeuset e Kupës së Botës 2018 në Rusi dhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2022 në Katar me Kombëtaren e Ekuadorit.

Ministria e Brendshme e Ekuadorit ka bërë të ditur se tashmë policia ka nisur hetimet dhe për të zbardhur të gjithë këtë ngjarje, e cila i mori jetën ish-it të Ekuadorit.

Poll

Lexo gjithashtu