Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E TRISHTË/ Pësoi atak kardiak në fushë, ndërron jetë futbollisti italian

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Pësoi atak kardiak në fushë, ndërron
E trishtë

Një lajm i trishtë vjen nga Italia. Mattia Giani ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’i bëjë ballë arrestit kardiak që pësoi në fushën e lojës.

26-vjeçari që luante me Castelfiorentino United pësoi atak kardiak në zemër në sfidën e ditës së djeshme n daj Lanciotto Campi, e vlefshme për kampionatin Eçellenza Toscana. Futbollisti italian u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ia doli të jetonte.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë toskanë, Alessia Falor. Ky i fundit i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë shoqërisë së 26-vjeçarit, i cili mbylli sytë përgjithmonë në fushën e lojës.

“Për fat të keq, një lajm i tmerrshëm më ka ardhur. Mattia nuk ia doli në këto momente, fjalët padyshim mungojnë. Një tragjedi e tmerrshme. Mund të mblidhemi vetëm në një përqafim të fortë për familjen dhe shoqërinë e tij”, njoftoi kryetari i bashkisë toskane.

E TRISHTË/ Pësoi atak kardiak në fushë, ndërron
Mattia Giani

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga