
Sven-Goran Eriksson
Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare pasi u mposht nga kanceri. Sëmundja e rëndë ishte përhapur në pankreas.
“Familja kërkon të respektohet dëshira e tyre për të mbajtur zi në privaci dhe mos të kontaktohen”, thuhet në njoftimin e familjes pasi Eriksson u nda nga jeta. Kujtojmë se ndër të tjera Eriksson trajnoi klube me emër në Europë si Benfica, Roma, Fiorentina, Sampdoria, Lazio dhe Manchester City.
Ndër klubet kombëtare mund të përmendim Meksikën dhe Bregun e Fildishtë. Bota e futbollit është në zi.
Poll